MENU
klinika

Protesta te “Astiri”

PD: Policia po ushtron terror ndaj banorëve të “Unazës së Re”

11.10.2019 - 22:11

Partia Demokratike thotë se Policia e Shtetit po ushtron terror ndaj banorët të zonës së “Astirit”.

Me një njoftim të shpërndarë për mediat selia blu thekson se arrestimi i banorëve po bëhet me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu PD i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimet ndaj punonjësve të policisë, të cilët sipas saj, po veprojnë kundër ligjit.

Reagimi i PD:

Me urdhër politik të Edi Ramës, njeriut që kishte planifikuar vjedhjen e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, Policia e Shtetit po ushtron terror ndaj banorëve të Unazës së Re, medias dhe përfaqësuesve politik të opozitës.

festa te Unaza e Re-konica.al

E njëjta Polici që nuk lufton krimin dhe drogën, ka mobilizuar me qindra forca me dhe pa uniformë për të arrestuar, në mënyrë të paligjshme, dhjetëra banorë të Unazës së Re, që mbrojnë shtëpitë e tyre nga shkatërrimi.

Partia Demokratike kërkon ndalimin e menjëhershëm të dhunës shtetërore ndaj banorëve të Unazës së Re, ndalimin e menjehershëm të arrestimeve të paligjshme që po u bëhen burrave dhe grave të Unazës, që mbrojnë shtëpitë e fëmijeve të tyre nga babëzia e një Qeveria çnjerëzore.

Banorët e Unazës së Re nuk kanë kryer asnjë krim. Ata nuk janë vrasës, trafikantë droge apo hajdutë të pasurive publike. Ata janë njerëz të lirë, që me dinjitet dhe vendosmëri ushtrojnë një të drejtë themelore – të drejën e tubimit paqësor.