MENU
klinika

Propozon një samit të jashtëzakonshëm

Pendarovski: M. e Veriut nuk është penalizuar nga Shqipëria

26.10.2019 - 14:24

Nga Tirana, ku erdhi në vizitë zyrtare me ftesë të kreut të shtetit, Ilir Meta, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, propozoi mbajtjen e një Samiti të Jashtëzakonshëm me shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Pendarovski, tha se Maqedonia e Veriut nuk është penalizuar nga Shqipëria për JO-në e negociatave.

Ai tha se të dy vendet kanë përparuar njësoj dhe meritonin të merrnin dritën jeshile për këtë hap.

Njëjtë si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut doli e zhgënjyer nga Samiti i Bashkimit Evropian, ku liderët e shteteve anëtarë dolën pa një vendim për hapjen e negociatave për anëtarësim të dy vendeve, pas vetos që vuri Franca. Maqedonia e Veriut do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 12 prill me një qeveri teknike, pasi Zoran Zaev dha dorëheqjen, ndërsa shpalli sërish kandidaturën për kryeministër.

kolana e librave

Pendarovski, propozoi mbajtjen e një Samiti të Jashtëzakonshëm me shtetet e Ballkanit Perëndimior, për të diskutuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

 “U pajtuam që obligimi ynë si kryetar të shteteve është t’i inkuraojmë të gjithë faktorët politikë në shtetet tona të vazhdojnë me obligimeve nga axhenda evropiane, në interes të qytetarëve tanë, dhe t’i bindim liderët evropianë se negociatat me vendet në rajon janë investim në stabilitet dhe prosperitet. Në këtë kontekst,  unë propozova që shtetet e Ballkanit Perëndimor në periudhën e ardhshme të mbajnë një samit të jashtëzakonshëm ku do të diskutojmë për marrëdhëniet ndërfqinjësore, dhe në pas kësaj edhe me alternativat e zgjerimit. Nëse ekziston dakordim për këto punë, konsideroj se Maqedonia e Veriut duhet të jetë mikpritëse e këtij samiti. Me rëndësi të madhe për ne është edhe mbështetja e deritanishme e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Duhet të drejtojmë energjinë dhe vëmendjen tonë edhe tek bashkëpunimi ekonomik, i cili nuk reflekton marrëdhëniet e mira politike, dhe faktin që jemi shtete mike dhe fqinje”, tha Pendarovski.