MENU
klinika

Editorial i The Washington Post

Për Trumpin këto janë suksese, për botën katastrofa!

27.10.2019 - 12:49

Me përpjekjen për të shmangur përgjegjësinë për gabimin e tij strategjik në Siri, Presidenti Trump ka krijuar një lloj universi paralel, të paktën në Twitter.

Në atë botë, “ushtarët tanë janë larguar dhe po largohen nga Siria për në vende të tjera!” shkruajti Trump në Twitter të premten në mëngjes, ndërsa sekretari i tij i mbrojtjes, Mark T. Esper, konfirmoi se, në botën e vërtetë, qindra ushtarë amerikanë do të mbeten atje, për të siguruar fushat e naftës siriane.

SHBA arriti një armëpushim me Turqinë, për operacionin e tyre ushtarak në Siri. “Ky ishte një rezultat i arritur nga ne, Shtetet e Bashkuara dhe askush tjetër,” tha ai të mërkurën.

Në realitet, armëpushimi u ndërmjetësua nga Presidenti Rus Vladimir Putin pasi forcat e qeverisë ruse dhe Siriane morën në kontroll bazat që  Trump urdhëroi të braktisnin.

Sipas të dërguarit sirian të Departamentit të Shtetit, të paktën 100 terroristë të Shtetit Islamik janë atje, deri më tani.

Dhe forcat e drejtuara nga Turqia të enjten dhe të premten vazhduan të sulmojnë fshatrat kurde, duke detyruar mijëra civilë të iknin.

Në botën e Trump, Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan e ka mbajtur fjalën e tij, dhe nuk ka nevojë për sanksione amerikane kundër qeverisë së tij.

Në Sirinë e vërtetë, sipas Esper, Turqia i ka vendosur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s në një “situatë të tmerrshme”.

Mbetet me pikëpyetje nëse Erdogan do të ndalojë ofensivën e tij kundër kurdëve, apo do të vazhdojë atë që disa e kanë quajtur një fushatë spastrimi etnik, me kurdët e ikur që zëvendësohen nga refugjatët arabë sirianë që tani jetojnë në Turqi.

Kjo do të varet kryesisht nga Putin dhe regjimi i Asadit.

Mbetet me pikëpyetje nëse, dhe për sa kohë, Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje t’i përmbahen premtimet për mbrojtjen e fushave të naftës nga një shtet i ringjallur Islamik. Tani që forcat ruse dhe siriane kanë lëvizur në rajon dhe kanë puhtuat qytetet e saj të mëdha, kjo mund të jetë e vështirë.

Më parë, kontrolli de-fakto i Sirisë lindore iu dha Shteteve të Bashkuara një çip të fuqishëm negociues në çdo zgjidhje të luftës siriane.

Tani Rusia ka të ngjarë të kontrollojë formën e çdo marrëveshje paqeje.

Për  Trump, Siria ka qenë “një sukses i madh”. Në botën e vërtetë, është një poshtërim nga i cili Shtetet e Bashkuara nuk do të shërohen shpejt.