MENU
klinika

Paralajmërimi i ish-diplomatit amerikan

“Përfaqësuesi i Trump do bëjë Kosovën provincë të Shqipërisë!”

05.10.2019 - 22:21

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se nuk mund të pajtohet me vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, i cili dje emëroi ambasadorin e shtetit të tij në Berlin, Richard Grenell në postin e Përfaqësuesit Special Presidencial për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Serwer tha se sipas tij, Grenell si një njeri i afërt me ish-këshilltarin e Trumpit, John Bolton, do të shtyjë përpara idenë e shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes së Republikës së Kosovës.

Ish-diplomati amerikan deklaroi se Gjermania e ka bërë tashmë të qartë që e kundërshton idenë e shkëmbimit të territoreve në Ballkan.

‘Nëse do të donit të krijonit një kauzë të përbashkët me Evropën në Ballkan, atëherë Grenell është amerikani i fundit që do të duhej të zgjidhej për këtë çështje.

Shkëmbimi i territoreve do të mbyste dy arritjet e Klintoni me një goditje: “Kosova do të bëhej provincë lindore e Shqipërisë, herët ose vonë, dhe Bosnja do të ndahej”, tha ish diplomati i njohur amerikan.

Përveç të tjerave diplomati dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit ngriti shqetësimim se në rast se ndodh një lëvizje e tillë atëherë do të mund të ketë edhe të shpërngulur dhe të vdekur në rajon.