MENU
klinika

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan

Përplaset me kamionin, drejtuesi i autoveturës digjet brenda

19.10.2019 - 21:14

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Elbasan.

Një autoveturë me targa të huaja është përplasur me një kamion, ku për pasojë rapotrohet se ka humbur jetën një person.

Ndërkohë, nuk dihet identiteti i viktimës dhe as shkaqet e ngjarjes së rëndë, por policia pritet të zbardhë detajet.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 10 metra nga dalja e tunelit, ku një kamion ka përplasur nga pas një autoveturë me targa të huaja.

Bëhet me dije se për shkak se autovetura ka qenë me gaz, ka shpërthyer në flakë, dhe për pasojë ka humbur jetën në vend drejtuesi i mjetit.