MENU

Tensione

Përplasje në Drejtorinë e Policisë, banorët e Unazës së Re sulmojnë policët

10.10.2019 - 11:07

Është tensionuar situata te Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku kanë mbërritur banorët e Unazës së Re.

Banorët janë grumbulluar në protestë para drejtorisë dhe kanë sulmuar policët, të cilët nuk i kanë lejuar të futen brenda ambienteve.

Ata kanë thyer me forcë njërën derë të drejtorisë së policsë, ndërsa efektivët i kanë zbrapsur. Protestuesit janë të shoqëruar nga ish-deputeti i opozitës Klevis Balliu.

Banoërt e Astirit kërkojnë lirimin 3 protestuesve të shoqëruar gjatë ditës së sotme.