MENU
klinika

Rezultatet e studimit

Pini rregullisht çaj? Zbuloni çfarë thotë shkenca për ju

20.10.2019 - 08:59

Shpesh mendojmë se kafja mund të ndihmojë që truri të funksionojë më mirë. Por hulumtimi i publikuar këtë verë zbulon se edhe një pije tjetër ka të njëjtin funksion.

“Studimi ynë dha provat e para bindëse thonë se pirja e çajit kontribuon pozitivisht në strukturën e trurit duke e bërë organizmin më efikas”, deklaroi ekipi hulumtues i përbërë prej studiuesve nga Kina, Singapori dhe Britania e Madhe.

Ekipi gjithashtu shqyrtoi studime të tjera mbi parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit (humbjes së kujtesës) dhe gjeti prova që çaji bimor luan një rol mbrojtës.

Çaji ka një numër përfitimesh shëndetësore.

Studimet kanë treguar se çaji rrit kreativitetin dhe mban të fortë kujtesën tuaj.

Çaji madje thuhet se parandalon sëmundjet e zemrës, zvogëlon rrezikun e kancerit dhe vdekshmërinë e përgjithshme.

Ka edhe hulumtime që e mbështesin edhe kafenë edhe çajin si mbrojtës të shëndetit të trurit, kështu që përdorni çdo gjë që ju përshtatet juve.