MENU

Brexit

Plani i Johnson është një ‘kurth’ për BE-në?

06.10.2019 - 17:55

Disa gjëra mbeten të paqarta në lidhje me planin e ri të Brexit të Boris Johnson, të zbuluar përfundimisht të mërkurën pasdite në një letër drejtuar Presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Por pyetja më e rëndësishme pa përgjigje është kjo: Kujt po përpiqej ti bënte ai përshtypje, liderëve evropianë apo votuesve britanikë?

Nëse letra e Johnson ishte menduar të bindte 27 vendet anëtare të BE-së se ai ka një plan të zbatueshëm Brexit i cili plotëson nevojat e Evropës dhe të Britanisë, për fat të keq, nuk ndodhi.

Ai pretendoi se Irlanda Veriore do të linte bashkimin doganor të BE-së në fund të periudhës së tranzicionit të Brexit.

Diplomatët evropianë po e shqyrtojnë planin me kujdes, duke pasur parasysh që Brexit është vetëm 28 ditë larg.

Parlamenti Evropian, i cili në fund të fundit ka një veto për çdo marrëveshje të Brexit, nuk u impresionua.

Shumica e diplomatëve mendojnë se pretendimi i Johnson se plani i tij nuk shkel Marrëveshjen e së Premtes së Mire është i pakuptimtë. Dhe nëse do të ekzistonin zgjidhje alternative për çështjen irlandeze, me siguri do t’i kishim parë ato në tre vitet e fundit.

Tani plani i Johnson duket më shumë si një grackë politike për BE-në.

Kurthi funksionon kështu: Johnson shtron atë që duket se është një përpjekje serioze për një alternative të mundshme për marrëveshjen tre herë të refuzuar të Theresa May. Si pjesë e procesit, Kryeministri Britanik demonstron se ai mund të mbledhë një shumicë për marrëveshjen në Parlament.

Kjo bën presion të madh mbi Bashkimin Evropian. Tani, BE nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të angazhohet me procesin e Johnson.

Sidoqoftë, koha po mbaron dhe të dy palët kanë shumë pak vend për mashtrim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN