MENU
klinika

Priten përplasje...

Policia e FNSH “blindojnë” Shkozën, IKMT vijon aksionin

17.10.2019 - 10:03

Vijon prej ditës së djeshme aksioni për prishjen e banesave në Shkozë, për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Forca të shumta policie, mbështetur dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë mbërritur në Shkozë, që në orët e para të mëngjesit, dhe kanë rrethuar disa prej banesave që pritet të prishen nga IKMT.

IKMT ka prishur të tjeta ndërtesa në ditën e dytë të aksionit, i cili po kontrollohet nga forca të shumta policore dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Këto të fundit ndodhen prej mëngjesit në Shkozë, për të shmangur ndonjë përplasje të banorëve me punonjësit e IKMT. Aksioni i IKMT është kundërshtuar me forcë nga banorët, të cilët nuk lejojnë prishjen e ndërtesave të tyre.

Ashtu si një ditë më parë, edhe sot priten përplasje të forta mes banorëve dhe forcave të policisë.