MENU
klinika

“Kalores i Urdhrit të Meritës të Republikës së Polonisë”

Polonia nderon me medaljen ”bene merito” Bujar Leskajn

12.10.2019 - 09:03

Polonia nderon me medaljen ”bene merito” kreun e kontrollit te larte te shtetit Bujar Leskaj.

Medalja e akorduar nga ministri i jashtem polak iu dorezua nga ambasadori Karol Bachura me motivacionin “si një mik i shquar i Polonisë, promotor i dijes për vendin tonë në Republikën e Shqipërisë dhe mbajtës i Medaljes “Kalores i Urdhrit të Meritës të Republikës së Polonisë”.

Më tej ambasadori polak nënvizoi se “Me iniciativën e Leskajt doli Albumi me titull “100 simbolet polake – 100 vende, figura dhe ngjarje të rëndësishme për Poloninë, Evropën dhe botën”. Ambasadori polak u shpreh se në cilësinë e Kryetarit të KLSH, ka intensifikuar bashkëpunimin me Zyrën Shtetërore të Auditimit të Polonisë.

Dëshmi e bashkëveprimit ka qene projekti dyvjeçar i binjakëzimit IPA 2013 me fonde të Bashkimit Evropian, duke realizuar më shumë se 100 misione ekspertësh në Shqipëri dhe vizita studimore në vendet e BE-së, duke përfshirë Poloninë.

Në fjalën e tij, Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH e falenderoi Ambasadorin Bachura dhe nëpërmjet tij qeverinë dhe popullin polak, për vlerësimin e dhënë. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Meta hap procesin për kreun e ri

Leskaj i thotë ‘lamtumirë’ KLSH-së