MENU
klinika

"Do ketë pasoja!"

“Porositen vrasje nga qelia?”, Felaj paralajmëron deputetët

15.10.2019 - 12:09

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj bëri një paralajmërim për deputetët që të kenë kujdes lidhur me telefonatat që marrin nga burgu.

“Deputetët duhet të kenë kujdes me telefonatat me të burgosurit, pasi mund të ketë pasoja me vonë”, deklaroi Felaj.

Gjithçka pasi i interesuar për situatën e ndodhur në burgun e Shënkollit, deputeti i opozitës së re, Alban Zeneli pyeti drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Agim Ismailin, lidhur me masat që marrin për policët e burgjeve që dhunojnë të burgosurit.

Kjo pasi ai tha se pak ditë më parë në burgun e Shënkollit ka pasur një ngjarje ku janë dhunuar në gjendje të rëndë dy të burgosur, “Kjo gjë më është komunikuar me telefon dhe kam marrë dijeni se janë në gjendje të rëndë”.

Ndërkohë në Komisionin e Sigurisë duke raportuar mbi situatën ështëedhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili i cili thotë:

“Janë porositur vrasje nga burgu, do raportohen në Prokurori. Jemi gati të implementoj- më sistemin 41 bis në burgje. Synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Kemi 32 të ndëshkuar për thyerje të rregullave të burgut. Ka një ulje të të dënuarve në burgje. Është dyfishuar fondi për uniformat në vitin 2019. Kemi investuar në spitalet e burgjeve”.

I pyetur nga kryetarja e këtij Komisionit, Ermonela Felaj, Ismaili tha se një nga vështirësitë e tij si drejtues ka qenë zbatimi i rregullit të telefonatave.

Sipas ligjit, një i burgosur ka të drejtë që të kryejë 8 telefonata në muaj, por një gjë e tillë nuk është respektuar nga të burgosurit.

“Të burgosurit duhet të bëjnë 8 telefonata në muaj, po kjo nuk zbatohet. Janë marrë masa që kjo të zbatohet sa më shpejt. U kemi kërkuar të burgosurve të deklarojnë 10 numra se më kë ata do të flasin. Do të kufizohet koha dhe telefonatar që ata bëjnë”, tha kreu i burgjeve. Ai është ndalur të flasë edhe për trajtimin e të burgosurve “VIP”, ku ka theksuar se në burgje ekziston ende diskriminimi brenda amienteve të vuajtjes së dënimit, sipas së cilit po punohet në këtë drejtim për t’i dhënë fund këtij fenomeni.

“Problemi i parë që kam hasur është trajtimi shëndetësor në burgje. E dyta është lufta ndaj diskriminimit në burgje, për t’i dhënë fund praktikës që një i burgosur”VIP” përdor sistemin apo për të pasur benefite, për t’i dhënë fund dhe secili të vuajë dënimin si gjithë të tjerët”, u shpreh Ismaili, teksa shtoi se janë bërë lëvizje të burgosurve që të vuajnë dënimin në burgje pranë vendbanimeve.

Nisur nga lajmet e pak ditëve më parë, ku avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri denoncoi një aksident sipas tij të ndodhur në makinën ku udhëtonte klienti i tij gjatë transportit për në Gjykatë, Ismaili hodhi poshtë prentendimet duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.

Në përgjigje të deputetit Spartak Braho, i cili kërkoi më shumë informacion për këtë cështje, Ismaili tha se për Izet Haxhinë, ka një program masash si për cdo të burgosur që shoqërohet me polici shteti e polici burgjesh dhe se nuk ka patur asnjë aksident.

Pak ditë më parë, avokati i Izet Haxhisë,denoncoi incidentin e ndodhur në 9 tetor, ku Haxhiaj sipas tij u lëndua në furgonin e policisë. Sipas avokatit, pasi kishte dhënë dëshminë për rreth 36 orë tek Krimet e Rënda, Izet Haxhisë i është kërkuar që të ngrihet nga furgoni dhe në atë moment sipas tij mjeti ka frenuar ashpër.

Po ashtu ai tha se Haxhiajt i është përplasur koka në kafazin e furgonit, ndërsa e konsideroi incidentin, një mesazh për t’i mbyllur gojën

“Fajin për djegien e mandateve e marr unë, por…”

Monika Kryemadhi: Nuk më rruhet fare as për SPAK-un dhe as për burgun!

Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ai do të nxjerrë që ky nuk ka lidhje fare me historinë e...

Krisje mes çiftit/ “Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash” nga halli që i ka zënë