MENU
klinika

Shenja negative për Tiranën e Shkupin

Presidentja e Komisionit Europian: Nuk ka shenja për zgjerimin e BE

17.10.2019 - 20:38

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa mori pjesë në samitin e liderëve të BE-së deklaroi se për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut nuk sheh shpresë në horizont.

Fatkeqësisht, nuk ka shenja pozitive për një vendim për fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Më vjen shumë keq sepse besoj me vendosmëri se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për të ecur më afër standardeve evropiane dhe meritojnë një sinjal pozitiv,” u shpreh Von der Leyen.

Samiti dy ditor i krerëve te shteteve dhe qeverive të BE-së 17-18 tetor në Bruksel ka në fokus përpjekjet e Britanisë për të qëndruar apo për t’u larguar nga Bashkimi Evropian me 28 anëtarë, si dhe operacioni turk në veri të Sirisë dhe zgjerimi i bllokut evropian.

Por pjesë e diskutimeve është edhe reformimi i procesit të zgjerimit. Dita e nesërme 18 (tetor) pritet të jetë dita vendimtare.

Von der Leyen ka premtuar më parë mbështetjen e saj për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.