MENU
klinika

"BE nuk mund të jetë e suksesshme, nëse ..."

Prishtinë-Beograd-Athinë/ Palmer vizitë maratonë në rajon

29.10.2019 - 18:38

Përfaqësuesi i sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Methew Palmer, po qëndron për vizitë pune në Shkup.

Zyrtari i lartë amerikan gjatë ditës takoi ministrin e Jashtëm, ndërsa më pas ministren e Mbrojtjes dhe presidentin Pendarovski.

Në ditët e ardhshme priten takime intensive të Palmerit.

“Biseduam për zhvillimet në rajon dhe më gjerë, pra për gjithë Evropën. Do të kem një vizitë maratonë në rajon ku do të qëndroj në Prishtinë, Beograd dhe Athinë. Po vij në vendin tuaj pas miratimit të protokollit nga senati amerikan për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Është kohë e shkëlqyer për vizitë posaçërisht pas vizitës së sekretarit Pompeo.

Dua të përcjell mesazhin tim se Shtetet e Bashkuara mbeten partner i fortë i Maqedonisë së Veriut dhe mbështesin rrugëtimin e saj drejtë BE-së. Ky është rajon që i përket Evropës dhe BE-ja nuk mund të jetë e suksesshme dhe e qetë nëse rajoni mbetet i vonuar”, tha Palmer.