MENU

Albin Kurti qeveris me Vjosa Osmanin

Qeveria e re në Kosovë/ Më në fund kemi një marrëveshje!

10.10.2019 - 14:00

Arrihet marrëveshja për qeverisjen në Kosovë.

“Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë.

Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet.

Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Osmani.

Ndërsa kandidati për kryeministër të Kosovës theksoi se pasi ranë dakord për qeverisjen, dy partitë Vetëvendosja dhe LDK-ja do të ulen për të harmonizuar programet.

Kurti theksoi se qeveria e re do të jetë më e vogël, ndërsa do të shkurtohet edhe numri i zv. ministrave. Kurti deklaroi se me Osmanin po ashtu u pajtuan që në të kenë një Qeveria të përbëhet edhe nga femrat ku kuota pritet që të jetë 30 për qind. Kurti tha se nuk kanë biseduar në takimin e sotëm me Osmanin për ndarjen e posteve

“Pazare politike keni parë me PAN-in. Transparencë do të ketë qeveria e re. Natyrisht që Kosova ka humbur shumë kohë, dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta. Dhe pa humbur kohë në filluam bisedimet duke u nisur me idenë e përbashkët për Qeveri sa më efikase dhe shtet sa më të fuqishëm. Ne duam që ti dalim zot nevojave të qytetarëve dhe ta orientojmë shtetin nga zhvillimi e demokracia.

U dakorduam që të kemi një qeveri prej 30 për qind të përfaqësimit gjinor minimalisht do të jenë 30 për qind gra edhe në mesin e ministrave dhe zv ministrave. Do të kemi shumë më pak ministri e shumë më pak zëvendësministra. Ekipet tona do të takohen për të harmonizuar programet e projektet tona. Ne kemi diskutuar se si do t’i zvogëlojmë bashkojmë përgjegjësitë në kabinetin qeveritar. Porsa ta kemi rezultatin konkret ne do të ju njoftojmë për emrat e përveçqë në qeverinë e ardhshme” deklaroi ai.