MENU
klinika

“Bëmë përpjekjet maksimale”

Rama flet me keqardhje për negociatat: Nuk u arrit konsensusi, por ne…

18.10.2019 - 17:34

Pas vendimit negativ të BE për hapjen e negociatave për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp, ku është shprehur se Shqipëria ka bërë maksimumin por arsyeja e përgjigjes negative ishin arsye të brendshme të vendeve anëtare.

Ai tha se Franca ka kërkuar reformim të brendshëm të be si dhe të vetë procesit të anëtarësimit të vendeve aspirantë.rama-konferenca-negociatat

“Franca nuk pranon të shkohet me të njëjtin proces, duan reformim të brendshëm të BE dhe të procesit të integrimit, deri në pikën të arrihet në një tjetër objektiv”, u shpreh ai.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Tanimë e ka thënë jo vetëm me shkrim KE po e keni dëgjuar vetë, të thuhet nga një pjesë e madhe e kryeministrave dhe kancelaria e Gjermanisë, nga ana tjetër dua t’ju them se kam marrë një numër të madh mesazhesh nga një pjesë e kryeministrave të pranishëm ne takim, kemi qenë në kontakt dhe dje dhe mbrëmë.

Kam komunikuar edhe me presidentit e Francës, dhe nëse duam të shikojmë drejt në sy të vërtetën, është ajo që kam thënë më parë, duke e parë nga të gjitha kontaktet, se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh mes Francës dhe Gjermanisë dhe një pjesë të konsiderueshme të frontit që ishte për një “PO” të qartë, ndërkohë që Gjermania bëri një lëvizje për të pasur një qasje kompromisi duke i vënë një “POR” “PO”-së, dhe nuk ka pasur asnjë hapje nga ana e tij, për të gjitha ato që i dëgjuat vetë, dhe në konferencën e shtypit i tha ndoshta më shkoqur se herët e tjera, unë i kam dëgjuar edhe më shkoqur se aq, Franca nuk pranon të shkohet me të njëjtin proces, duan reformim të brendshëm të BE dhe të procesit të integrimit, deri në pikën të arrihet në një tjetër objektiv.

Liderët e Bashkimit të sotëm Evropian që nga Presidenti i Këshillit, tek komisioneri për Zgjerimin e kanë thënë shumë qartë që kjo që ka ndodhur është rezultat i mos arritjes së konsensusit nga vendet anëtare për arsyet e tyre dhe natyrisht pastaj, është e tepër kur i shtojmë bishta kësaj që është thelbësore jo po azilantët, jo po kjo, jo po ajo.

Thelbi është ky, jo ne dhe Maqedonia e Veriut por cilido nga vendet që janë në BE të kishte pritur konsensus nuk do ta kishte marrë. Kemi marrë një refuzim për t’u marrë në konsideratë për çeljen e negociatave por asgjë më shumë se kaq.

Rruga jonë është e njëjta. Natyrisht, kemi bërë një reformë në drejtësi, e cila nuk u është kërkuar fare disa prej vendeve që kanë hyrë në BE. E kemi bërë sepse është gjëja e duhur për ne.

Do të vazhdojmë me plotësimin e parakushteve të vendosura në votën Po të Bundestagut për reformën zgjedhore dhe natyrisht në pritje të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese. Do të vazhdojmë më pas me pjesën tjetër që ka të bëjë me kërkesa të lidhura me funksionimin më të mirë të shtetit.