Kryeministri Edi Rama ka lëshuar sërish akuza të forta në adresë të prokurorit të Durrësit dhe gjykatëses atje, duke i kërkuar Kuvendit, reagim me forcë ndaj këtyre prokurorëve, qe i ka etiketuar si pjesë e grupit me te madh kriminal ne vend, “KÇK”, ose kap ca të kapësh.
“I them parlamentit se ka ardhur koha që të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vetingun e dinë që nuk e kalojnë dhe kanë nxjerrë dhe një togfjalësh mes tyre, KÇK, kap ca të kapësh. Këtë grupim KCK ky parlament duhet ta shpalli grup në kërkim, jo metaforikisht, e them në mënyrë të drejtëpërdrejtë”- tha Rama. duke shtuar me tej, “Ta shpalli në kërkim, me cdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu të gjithë së bashku, është e kotë ti bëjmë njëri tjetrit predikime dhe e kotë që nga tryezat e opozitës të ngrihemi këtu e të fajësojmë qeverinë, apo nga qeveria të ngrihemi e të justifikojmë. Procesi i vetingut për të përfunduar do kërkojë disa vjet, e ne nuk lejojmë që prokurorë si ai i Durrësit, gjykatës si ajo apo plot të tjerë të bëjnë kërdinë mbi njerëzit, cdo ditë”.
KÇK, sipas kryeministrit Rama është grupi më i madh kriminal në vend.
“Policia po ju them e do ju sjell prap, se janë thënë e stërthenë sa herë policia ka dështuar në përballjen me gjykatën për vrasës që pasi kanë dalë kanë rivrarë për dhunues që pasi kanë dalë kanë ridhunuar, janë qindra. KÇK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri, sot me fakte, prokurorë e gjykatës që e dinë se vetingun se kalojnë dot. Si mundet një prokuror të regjistroje tokë të dhuruar në emër të gruas, që paska qenë asistente a avokate e dikujt dhe ky dikushi regjistron tokën 500 metra dhe dhuron 50 mijë metra? E keni parë ndonjëherë që dhuruesi të dhurojë 100 fishin e gjësë që ka? Keni ju ndonjë krushk, ndonjë vjehrrë, ndonjë kunat kaq zemërgjerë sa tju dhurojë 100 fishin e asaj që ka?”- tha Rama.