MENU
klinika

"Nuk po luan mirë"

Rama mesazh të koduar prokurorit të Durrësit

09.10.2019 - 11:22

Kryeministri Edi Rama ka folur për rezultatet e Reformës në Drejtësi, duke u shprehur se po sjell një pastrim rrënjësor dhe madhor të sistemit të kalbur.

Në Forumin e dytë Rajonal me temë “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë”, Rama i dërgoi një tjetër mesazh të koduar prokurorit të Durrësit, Arian Ndoja, teksa tha se “disa prokurorë nuk po luajnë mirë”.

kolana e librave

“Po punojmë shumë për Legjislacionin, se po jetojmë në një moment jetik, por edhe në kthesë dramatike sa i përket Reformës në Drejtësi që është shumë i qartë për të ardhmen që duam të kemi, por s’është një vend ku mund të bëjmë një gjumë të qetë për të tashmen se kemi procesin e Vetingut të gjyqtareve e prokurorëve, është proces shumë i vështirë dhe praktikisht po prodhon një situatë pastrimi rrënjësor dhe madhor në 180 raste që kanë kakuar vetingun 68 janë jashtë dhe po flas për nivele më të larta, kryeprokuror e kryegjyqtar.

Kemi një sërë prokurorësh e gjyqtarësh që e dinë se nuk mund ta kalojnë Vettingun. Ata po luajnë sikur është vakti i fundit, pra nuk po luajnë mirë dhe duan që t’i kenë të gjitha. Ky proces i kalbur i drejtësisë ka krijuar një zinxhir të gjatë ngjarjesh tragjike, presioni e dhune”, tha Rama.

Rama e ka akuzuar prokurorin Ndoja si të lidhur me bandat kriminale, ndërsa pak ditë më parë e paralajmëroi se nuk do t’i shpëtojë Reformës në Drejtësi, duke thënë se edhe nëse shkarkohet nga Vettingu, do të përballet sërish për të dhënë llogari për paratë e krimit.