MENU
klinika

La Liga, java 9

Real Madrid humb ndeshjen e parë dhe kreun

19.10.2019 - 22:57

Ka ardhur humbja e parë në kampionat për Real Madrid dhe për pasojë, Los Blancos kanë lënë kreun e klasifikimit, me një pikë poshtë poshtë Barcelonës, që fitoi pasditen e sotme ndaj Eibarit.

Madrilenët e kanë pasur të vështirë në ishull, ku Mallorca ka shënuar një gol të vetëm, por që ka mjaftuar për të inkasuar tri pikë të arta ndaj një pretendenti për titullin kampion.

Goli i vetëm është shënuar në minutën e shtatë nga Junior. Real Madrid është përpjekur shumë për të barazuar apo edhe për të përmbysur, por nuk ia ka dalë.

Situata bëhet më e vështirë në të 74’, kur Odriozola merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë miqtë me 10 lojtarë. Një humbje që rëndon për madrilenët, teksa lënë kreun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN