MENU
klinika

Wembley

Rekord, 90 mijë tifozë për miqësoren e femrave

16.10.2019 - 22:48

Më 9 nëntor të këtij viti, stadiumi “Wembley” në Angli do të mbushet i gjithi për të ndjekur një miqësore mes dy ekipeve kombëtareve të femrave.

Lajmin e ka konfirmuar nga Federata e Futbollit e Anglisë, teksa ka bërë të ditur se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen miqësore mes Anglisë dhe Gjermanisë për femra.

Wembley stadium
Wembley stadium

Në stadiumin me kapacitet prej 90 mijë ulëse do të thyhet rekord, pasi asnjëherë më parë një ndeshje futbolli femrash nuk ishte ndjekur nga kaq shumë tifozë në Europë.

Rekordi i deritanishëm në kontinentin europian, prej 80.023 tifozëve, ishte në ndeshjen finale SHBA-Japoni, në Lojërat Olimpike 2012, po në “Wembley”.

Rekordi aktual zyrtar botëror për një ndeshje të femrave është 90.125 shikues në finalen e Kupës së Botës 1999 në Pasadena, Kaliforni. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN