MENU
klinika

"Ku mora vesh unë ç'putha!?"

Rita rrëfen puthjen e filmit “Parrullat” me Artur Gorishtin

13.10.2019 - 17:52

Filmi “Parrullat” i regjisorit Gjergj Xhuvani i cilësuar si filmi i parë shqiptar pjesëmarrës në Festivalin e Kanës në vitin 2001, ka patur një skenë në fund të tij ku aktorja Rita Lati dhe Artur Gorishti janë puthur.

Në fakt realizimi i kësaj skene qenka bërë vetëm me një dubël.

“Binte shiu litar nga zjarrfikësja, Artur Gorishti që më shikonte në sy dhe dyshonte nëse do e puthja seriozisht duke qenë se jam aktore humori” tregon Rita në “E Diell” përballë Manushit.

“Unë aq desha, mora forca dhe me ujin që na përplasej në fytyrë, mbylla sytë dhe pastaj nuk mora vesh më ç’putha” përmbylli rrëfimin e saj Lati duke shkaktuar të qeshura në publik.

Aktorja kujtoi edhe një nga ditët më të bukura të jetës së saj, kur u bë nuse. Mirëpo jo çdo gjë paska shkuar siç duhet.

“Më bëri babai nuse, u tund dynjaja po martohej artistja e Vlorës thonin” kujton Lati.

“Erdhën të më merrnin njerëzit e burrit me pajë e me stoli dhe u nisëm me 3 makina si në atë kohë”, vazhdon rrëfimin e saj aktorja e humorit.

Deri këtu çdo gjë duket normale, por Ritës i paska ndodhur çudia rrugës.

“Në mes të fushës së misrit teksa kalonim në Lushnje, më hoqën fustanin e nusërisë dhe më veshën me një fustan tjetër normal si nuse komuniste se ashtu më donte vjehrra”, pohon Rita duke shpjeguar se gjithçka lidhej me famën që mori asokohe me rolin e Zenepes.

“Më shumë kam qarë për fustanin që më hoqën sesa kur ika nga mamaja”, përfundoi Lati.

Çifti i thonë “PO” përgjithmonë njëri-tjetrit

Surprizë! Martohen Fero dhe Arbenita

Zbulon për herë të parë partneren!

Fejohet Renato Mekolli

Këngëtarja shqiptare zbulon arsyen

Mihrije Braha qenka dënuar me një vit burg

Emri i fëmijës nuk mund të ishte më i veçantë…

Reperi kosovar bëhet baba në ditën e shënuar

“Çfarë bashkëshorti ka Almeda”!

Aktori i njohur turk Tolgahan po mëson shqip