MENU
klinika

Zbuloni cili është arsyeja

Ronela Hajati përfundon në burg

24.10.2019 - 18:08

Ronela Hajati ka  përfunduar në polici gjatë xhirimeve të  klipit të këngës “A don si kjo”.

Veshjet e performuesve të këngës i ngjanin personave që rrinin në formacionet e ISIS-It dhe kjo shkaktoi panik në atë kohë.

Ngjarjen e solli në vëmendje në emisionin “Soirée”, duke e treguar më me detaje atë situatë që e bëri të përfundojë në polici.

“Përfundova në polici, isha në komisariat gati 5 orë. Më thoshnin: ‘Kush të ka thënë ty që të vish e veshur kështu?’. Dhe unë tallesha sepse nuk po e merrja seriozisht dhe ju thoja Bin Laden e ata e shkruanin Bin Laden. Më pas u sqarua që ishte vetëm një klip dhe ata e panë që ishin kamera, por ishin proçeduarat e tilla. Plus pastaj si qytetare e ndershme që jam shkova u vetëdorëzova vetë pasi e pashë që po më shante një Shqipëri e tërë”, ka treguar këngëtarja e njohur Ronela Hajati.