MENU
klinika

Ja si parashikohet fundjava

Rrezik përmbytje në Jug, sinoptikanët nxjerrin hartën

04.10.2019 - 09:38

Meteoalb njofton se pas mesnatës së të enjtes, pritet përmirësim i motit në Veri dhe zonat Qendrore.

Por, në Jug-Juglindje të vendit, reshjet bëhen intensive dhe vijojnë deri mëngjesin e sotem ku shfaqet rreziku i përmbytjeve, sipas sinoptikanëve.

Mesdita dhe në vijim sjellin largim gradual të reshjeve edhe nga zonat Jugore.

kolana e librave

Fundjava sjell përmirësim të motit megjithatë vranësirat bëhen prezente herë pas here duke sjellë edhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu.

Temperaturat vijojnë të ulen edhe sot duke shënuar në mëngjes rreth 7°C në zonat malore ndërsa mesdita do shënojë deri 24°C; edhe fundjava mbetet e freskët.