MENU
klinika

"Mbi 702 mijë vende deri në shtator"

Rritet numri i vendeve të punës!

12.10.2019 - 13:27

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, ka bërë me dije gjatë një intervistë të dhënë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) se numri total i vendeve të punës në Shqipëri deri në fund të muajit shtator 2019 është rritur duke kapur shifrën e 702,028 vendeve.

Ibrahimaj ka shpjeguar gjithashtu se veç vendeve të punës është rritur dhe numri i përgjithshëm i punësimeve në vend, kjo si pasojë e mundësisë së dy-punësimit ose më tepër, çka ka rritur ndjeshëm numrin e tyre.

Drejtoresha e Tatimeve theksoj gjatë intervistës se dinamika e këtyre tregueseve tregon se në rajonet ku ka më shumë biznese, ka edhe më shumë vende të reja pune e më shumë të punësuar.

“Këto tregues ecin në linjë paralele me njëra tjetrën dhe mbesin në ndryshim dinamik, pasi afati i fundit për deklarimin e listë-pagesës është 20 tetori, çka do të përditësojë trendin pozitiv të qëndrueshëm të tyre”- tha Ibrahimaj.