MENU
klinika

Nuk pranon shkarkimin

Rudina Hajdari: Jam në krye të grupit Demokrat, shihemi të enjten

14.10.2019 - 20:16

Rudina Hajdari duket se nuk pranon shkarkimin nga kolegët për të mos drejtuar më grupin Demokrat.

Në një postim në facebook ajo thotë se vazhdon të jetë në krye të grupit parlamentar dhe lë takim për seancën plenare të ditës.

Rudina Hajdari: Ju siguroj se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë.

Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten!

Më herët, kolegët e saj të grupit njoftuan se në krye të tyre do të jetë Korab Lita, ish-zëvendëskryetari i Bashkisë së Kamzës.