MENU
klinika

Goleadori kuqezi

Sadiku tregon arsyen pse nuk erdhi me Kombëtaren

16.10.2019 - 18:57

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka treguar arsyen pse nuk u grumbullua në dy ndeshjet eliminatore që kuqezinjtë luajtën ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Në një konferencë për shtyp para ndeshjes që Malaga e tij luan në transfertë këtë fundjavë ndaj Deportivo La Coruna, elbasanasi foli edhe për periudhën që po kalon në ligën e dytë spanjolle.

“Unë mora ftesë, por pas ndeshjes me Zaragozën kisha një problem serioz familjar dhe nuk luajta. Prandaj fola edhe me trajnerin Reja. Nuk luajtëm një ndeshje të mirë me Zaragozën, dhe të premten na mungonin plot 7 lojtarë. Në nëntor ndeshjet me përfaqësueset mbarojnë dhe pastaj deri në maj mund të luajmë të gjithë për ekipin” – shpjegoi Sadiku.

Edhe tekniku Reja këtë deklaroi kur u pyet pse nuk ishte grumbulluar Sadiku, që mbetet një nga sulmuesit më të mirë që ka pasur dhe ka aktualisht Kombëtarja shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN