Në vitin 2008 Virginio Caparvi bëri atë që dukej një zgjedhje e çuditshme për një 26-vjeçar nga Umbria, duke menduar për një të ardhme në politikë. Ai u bashkua me Lidhjen Veriore.
Por Lidhja tani e ka humbur etiketën “veriore”, Matteo Salvini, udhëheqësi i saj, dhe Caparvi, tani anëtar i parlamentit për partinë dhe koordinatori i saj rajonal në Umbria, është në prag të një fitoreje historike.
Në zgjedhjet rajonale të së dielës një koalicion i djathtë i drejtuar nga Donatella Tesei, një senatore e Lidhjes, mund ti jape fund kontrollit të Umbria nga e majta për herë të parë që nga vitet 1970.
Nëse Lidhja shfaqet triumfuese, rezultati do të “çudisë” ata që shpresuan për zhdukjen e Lidhjes nga pushteti.
“E majta i ka zhgënjyer njerëzit këtu,” tha Caparvi, në një hotel në Perugia, ku ai mori pjesë në një takim me rreth 40 vetë, në vitin 2008.
Edhe pse Salvini i dha fund koalicionit kombëtar të partisë së tij me Lëvizjen Pesë Yje, që u bashkua me PD, shifrat tregojnë se Lidhja mbetet partia më popullore e Italisë.
Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin tani, një koalicion i Lidhjes dhe aleatët e vegjël, Vëllezërit post-fashistë të Italisë dhe Forza Italia e Silvio Berluskoni, mund të merrnin pothuajse 50 përqind të votave të vendit.
Këtë vit sekretari rajonal i partisë Umbrian dhe zyrtarë të tjerë të lartë u arrestuan pas një hetimi për korrupsion në një spital në Perugia. Skandali shkaktoi dëme të mëdha në reputacionin e PD, e cila tashmë kishte filluar të humbiste kontrollin e këshillave të rëndësishëm vendorë.
Arnaldo Chiasso, një administrator 60-vjeçar i sektorit publik që jeton jashtë Orvieto, beson se skandali ka shkatërruar tashmë besimin në aftësinë e PD për të zgjidhur problemet e një rajoni që lufton me papunësinë e lartë dhe rritjen e ulët ekonomike të Italisë.
“Unë mendoj se këtë herë Lidhja do të fitojë,” tha Chiasso.
PD vendosi se nuk do të paraqiste kandidatin e vet për zgjedhjet në Umbria, por lajmëroi se do të mbështeste një “kandidat qytetar” të pavarur, biznesmenin lokal Vincenzo Bianconi, së bashku me Pesë Yjet.
Është hera e parë që partitë, dikur armike të betuara, kanë mbështetur një kandidat të përbashkët në zgjedhjet rajonale italiane. Do të thotë që rezultati në Umbria do të jetë një shenjë e popullaritetit të qeverisë së tyre të koalicionit dy-mujor në të gjithë Italinë.
Statistikat e qeverisë tregojnë se shtetasit jo—italianë, përbëjnë rreth 10 përqind të popullsisë së Umbria. Chiasso beson se votuesit e Umbria do të motivohen më shumë nga frika për imigrimin sesa nga zemërimi ndaj PD.
“Nuk është racizëm të shqetësohesh për imigrimin,” thotë ai.
“Ekonomia duhet të jetë e qëndrueshme për italianët. Këtu shumë njerëz nuk kanë punë dhe mendojnë se njerëzit që vijnë nga jashtë po i marrin vendet. Kjo është ajo që ka krijuar një situatë të favorshme për Salvinin e fitoren e tij të mundshme.”
Nga Financial Times