MENU
klinika

Roli i tij i fundit ishte Unal Kaplan

Sëmundja e rëndë i merr jetën aktorit të njohur turk

01.10.2019 - 16:16

Aktori i njohur turk, Tarik Unluoglu, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 61-vjeçare.

Ai vuante prej kohësh nga sëmundja e rëndë në mushkëri dhe po kurohej në spital.

Roli i tij i fundit ishte personazhi i Unal Kaplan në serialin “Familja e madhe” dhe gjatë kohës që luante në këtë serial, ishte i sëmurë.

Për këtë arsye, aktori u largua nga “Familja e madhe”, që vazhdon sezonin e gjashtë.

Gjithashtu, aktori ka luajtur edhe në serialin e famshëm “Lugina e ujqërve”.