MENU
klinika

Hapja e negociatave

Shansi i fundit për Shqipërinë, Merkel takon sot Macronin

13.10.2019 - 11:41

Franca është një nga vendet skeptike e cila kërkon shtyrjen e negociatave për Shqipërinë . Ditën e sotme presidenti francez dhe kancelarja gjermane do të zhvillojë një takim, të cilin DW e ka quajtur shansin e fundit për të ndryshuar qëndrimin e Francës.

Diskutimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nis të martën në takimin e ministrave të BE.

Vendimi për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë do të jepet në datë 18 tetor. Më 27 shtator parlamenti gjerman votoi pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Nga ana tjetër Holanda ka lënë hapur derën për Shqipërinë duke deklaruar se hapja e negociatave për Shqipërinë është e parakohshme, por nuk do ketë veto bllokuese nga ana e saj.

Ndërsa Franca kërkon shtyrjen e një vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e javës së ardhshme të Këshillit Europian.

Sipas Zërit te Amerikës, propozimi që Franca ka hedhur për momentin në tryezën e vendeve anëtare, lidhet së pari me idenë publike të Presidentit Emmanuel Macron, për të reformuar fillimisht BE-në përpara se të avancohet me zgjerimin.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin