MENU
klinika

Zbardhet axhenda e Matthew Palmer

SHBA ‘zbarkon’ nesër në Maqedoninë e Veriut

28.10.2019 - 19:20

Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer të martën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi konfirmohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. Diplomanti amerikan do të pritet nga shefi i diplomacisë, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Në këtë takim pritet që Dimitrov dhe përfaqësuesi i lartë i Departamentit të Shtetit të diskutojnë për zhvillimin e raporteve bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mbështetjen e SHBA-së për integrimet euro-atlantike të shtetit tonë, ndërkohë do të shkëmbejnë edhe mendime për gjendjen në rajon.