MENU
klinika

Dardanët

Shembulli nga Kosova, ja ç’bënë tifozët

15.10.2019 - 18:03

Kosova, në mbrëmjen e djeshme, ka marrë një tjetër fitore, kësaj here ndaj Malit të Zi, 2-0. Me këtë sukses, dardanët kanë ende shanse për vendin e dytë në grup dhe ëndërrojnë Europianin.

Përpos tifozërisë së shumtë, entuziazmit apo koreve me këngët “Besa-besë”, një gjest unik erdhi në fundin e ndeshjes, kur po zbrazej stadium.

Ndërkohë që tifozët kundërshtarë po dilnin nga stadiumi, ata vendas duhej të qëndronin brenda për shkaqe sigurie. Disa tifozë kanë përfituar nga kjo, teksa kanë vendosur të pastrojnë vendin ku qëndruan.

Një shembull që duhet të kthehet në rutinë jo vetëm në ndeshjet e ekipeve kombëtare, por edhe atyre të Superligës. Këtij gjesti nuk kemi çfarë t’i themi tjetër: Ju lumtë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dardanët" shkëlqejnë ndaj Malit të Zi

Kosova vazhdon ëndrrën/ Europiani më pranë!