MENU
klinika

"Shengeni i vogël"

Rama-Vuçiç-Zaev bashkojnë duart në Serbi

10.10.2019 - 10:28

Në Novi Sad të Serbisë po zhvillohet sot takimi trepalësh mes Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Samiti që po mbahet në Pavijonin e Oficerëve në Kalanë Petrovaradin ka në fokus integrimin më të mirë të tregjeve në rajon dhe propozimin e presidentit serb për të vendosur “Shengenin e vogël” në Ballkan.

“Takimi do të përqendrohet në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik, duke hequr pengesat për biznesin dhe rrjedhën e lirë të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve në të tre vendet, tregu i të cilave është 20 milion njerëz” raportojnë mediat serbe.

Vuçiç ka propozuar një qasje të përbashkët mes tre vendeve, ngjashëm sikurse Grupi i Vishegradit, i cili përbëhet nga Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia.

Presidenti serb thekson se të vepruarit si bllok do t’iu jepte vendeve të Ballkanit reputacion më të mirë në Evropë.

Zyrtarët serbë, ndërkohë, kanë theksuar se thelbi i bllokut do të qëndronte në krijimin e një tregu të përbashkët dhe një destinacioni të vetëm investimesh.

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë thënë se çdo hap do të diskutohet me partnerët e tyre evropianë dhe amerikanë.

Në Shqipëri për momentin nuk ka deklarata zyrtare në lidhje me këtë ide.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!