MENU
klinika

"Të ranë pantallonat, por..."

Sherr në ‘Dance with me’, 2 djemtë përplasen keq

22.10.2019 - 15:48

Punata e mbrëmshme e “Dance with me” nuk kaloi pa debate mes konkurrentëve.

Pas performancës, anëtarët e jurisë i kërkuan Eva Muratit dhe Ermal Peçit të kenë më shumë ndjenjë kur kërcejnë bashkë.

Eva Murati: Unë dhe Ermali kemi qenë i vetmi çift në këtë spektakël që kemi marrë sfidën përsipër që të kërcejmë vetëm.

Era Rusi: Vetëm ju e keni marrë seriozisht? Se nuk e kuptova. Na e sqaro pak ne çifteve të tjera. Unë dhe Flori e kemi marrë që natën e parë seriozisht dhe ju e morët veten nga nata e dytë, e tretë.

Eva Murati: Nuk mbaj mend ta kem thënë këtë.

Valer Kolnikaj: Këta duhet ta marrin me të qeshur se seriozisht nuk e keni marrë asnjëherë. Provojeni me të qeshur njëherë, shkunduni pak se vetëm për të kërcyer s’keni kërcyer deri tani.

Ermal Peçi: Valer unë e kuptoj vëmendjen tënde pa sens për të qenë online. Ke ardhur nga një reality, do ta kthesh në një reality. Unë kam ardhur për qejf vëllaçko kështu që do bëj atë që di të bëj më mirë. E kam një kupë në shtëpi. Nëse sfida jote është që të vendosë gjithmonë produksioni Jennifer Lopez dhe të bësh Ricky Martin, kjo është e jotja, s’është e imja.

Pas këtij momenti, Alketa i kërkoi regjisë të vendoste në sfond këngën për të ç’tensionuar situatën. Valeri u ngjit në skenë dhe kërceu me Evën.

Mirëpo debati nuk u ndal me kaq. Pas kërcimit të Stelës dhe Valerit, Ermali u shpreh se Valeri mbetet ‘zogu i mbrëmjes’.

Valer Kolnikaj: Më mirë zogu i mbrëmjes sesa në xhungël të ngelesh i vetëm.

Ermal Peçi: O Valer mua më ranë pantallonat disa herë, kam bërë shumë gjëra në xhungël, nuk i pe.

Valer Kolnikaj: S’na ka paske bërë përshtypje fare.