MENU
klinika

Të dhënat nga BB

Shifrat qenkan ulur, papunësia paska rënë!

14.10.2019 - 09:31

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e së hënës një grafik, që shfaq shifrat e punësimit.

Rama shkruan se bëhet fjalë për të dhëna, të siguruara nga Banka Botërore.

Grafiku tregon se sot në Shqipëri janë të punësuar mbi 1.2 milionë persona, ndërsa papunësia ka rënë në 11.5%.


“Mirëmëngjes dhe me këtë fakt të vlerësuar edhe në Raportin e fundit të Bankës Botërore, ju uroj një javë të mbarë” – shkruan Rama