MENU
klinika

645 mijë udhëtarë vetëm në 9 muaj

Shkëlqimi i Durrësit, hyrja e preferuar në Shqipëri

16.10.2019 - 11:18

Afro 645 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj kanë shfrytëzuar gjatë 9 muajve të parë të këtij viti tragetet e linjës Durrës – Bari dhe anasjelltas.

Kjo shifër përbën afro 90 përqind të numrit të përgjithshëm të udhëtarëve që kanë preferuar tragetet nga/drejt Durrësit – bënë të ditur burimet e Sektorit të Statistikave në APD, sipas të cilave 10 përqind të tjerë kanë udhëtuar me linjat e Ankonës, Triestes dhe Ravenës.

Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti tragetet që lundrojnë në linjën Durrës – Bari e kthim janë shfrytëzuar nga 364 mijë udhëtarë shqiptarë dhe mbi 191 mijë udhëtarë të huaj, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë udhëtarë të mitur.

Numri i atyre që janë nisur nga Durrësi drejt Barit arrin në afro 339 mijë, ndërsa i atyre që vijnë drejt Durrësit është më i vogël, 306 mijë gjithsej.

Ndërkaq nga Statistikat Portuale bëhet e ditur se me tragetet e linjës Durrës – Ankona e kthim kanë lundruar afro 85 mijë udhëtarë, me ato të Triestes vetëm 161 udhëtarë dhe ato të Ravenës 203 udhëtarë gjithsej.