21.10.2019 - 13:05
Një person është vrarë me armë zjarri në Malësinë e Shoshit në Shkodër.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Lazer Pjetrushi.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burime paraprake raportojnë se viktima është i moshës 55-vjeçare.
Ai dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.