MENU
klinika

Identifikohet viktima

Shkodër/ I pajetë në rrugë, vritet me armë zjarri

21.10.2019 - 13:05

Një person është vrarë me armë zjarri në Malësinë e Shoshit në Shkodër.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Lazer Pjetrushi.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burime paraprake raportojnë se viktima është i moshës 55-vjeçare.

Ai dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.