MENU
klinika

Gjeniu i dyzuar

Kompozitori që prehet njëherësh në Paris dhe në Varshavë

18.10.2019 - 14:16

        Nëse shpesh do ta shoqëronim personalitetin e kompozitorit Frederik Shopen me melankolinë, mërgimin ose dashurinë fatkeqe, mjafton të kridhemi në biografinë e tij për të parë që gjithashtu ai mund të jetë i këndshëm, tokëson dhe i lumtur. Reputacioni i pasvdekjes (1810-1849) qëndron në kontrast të rreptë me muzikën e tij. Një mosbesues i përjetshëm, ai – ose të paktën zemra e tij – përnderohet si një kujtim në Poloni. Kompozitori nuk shkroi kurrë një opera, veçse në jetën e përtejme ai vijon të ngrejë skena të përsosura dramatike.

Shopen konsiderohet si romantiku më i madh ndër kompozitorët për piano të shekullit të 19-të. Një pianist virtuoz, Shopeni çliroi pianon nga ndikimet simfonike dhe koralet tradicionale dhe zhvilloi, krahas Franz Lisztit, konceptin e instrumentit solo. I mirënjohur për preludet, skerzot, meloditë dhe baladat popullore polake, ku gërshetohen pasioni dhe melankolia./Konica.al

 

Një djalosh virtuoz…

Fëmijëria dhe rinia e Frederik Shopenit kalojnë në qetësi dhe harmoni, siç dëshmojnë edhe veprat e kompozuara në rininë e tij. U rrit në Varshavë në gjirin e një familje të pasur dhe të dashur, qëndroi rregullisht në fshat, vazhdoi studimet në një gjimnaz të përgjithshëm para se të hynte në konservator.

U njoh si një si një talent i shkëlqyer muzikor që në moshë të re. Muzikant i ri, i talentuar dhe virtuoz, koncertet e para i dha që në moshën 8-vjeçare, ndërsa në moshën 15-vjeçare mori çmimin si “Pianisti më i mirë i qytetit” të Varshavës.

 

…por edhe një muzikant perfeksionist

Me kalimin e viteve, ky talent dhe kjo lehtësi do të shndërrohen në një perfeksionizëm të tepruar, madje edhe të sëmurë. Shopeni e ka të vështirë t’i konsiderojë veprat e tij si të realizuara, të përfunduara. Po ashtu, të vështirë e ka edhe t’i nënshtrohet ushtrimit standad e rigoroz të partiturës, shkrimit të muzikës. Sa i përket koncerteve, Frederik Shopeni i shmang në maksimum, i tmerruar nga frika e skenës dhe ankthi.

“Nuk jam i prirur për të dhënë koncerte, unë që frikësohem nga publiku, që ndjehem i asfiksuar nga frymëmarrja e tyre, i paralizuar nga vështrimet e tyre kureshtare, memec para atyre fytyrave të huaja”. (Letër Franz Liszt)

 

Një fëmijë i gjallë…

Si fëmijë, Shopeni ka qenë i qeshur dhe i gjallë, madje lumturohet kur portretizon në piano familjen e tij. Nga ajo rini e lumtur, ai do të ruajë njëfarë shoqërueshmëri dhe mirësie të caktuar.

 

 

… por edhe fjalëpakë

Gjithsesi, me kalimin e viteve sëmundja dhe pesha e mërgimit bënë që karakteri të përplasej me ndryshime të shumta humori, me disfata dhe ankthe.

“Kishte karakterin e një njeriu të sëmurë. I gëzuar, i përzemërt, i gjallë kur nuk vuante shumë. Melankolik dhe i shkurajuar kur e vinte dhimbja poshtë. Ashtu si muzika e tij, ai ishte i butë dhe pasionant”. (Solange Clésinger, vajza e Zhorzh Send).

 

Një shok besnik…

Në vitet 1838 dhe 1847, Shopeni e ndau jetën me shkrimtaren Zhorzh Send, me të cilën u takua në Paris, përmes mikut të tij Franz Liszt. Së bashku me Zhorzh Send, Shopeni kaloi disa nga momentet më të lumtura të jetës së tij, kryesisht në kështjellën e Nohantit, ku çifti qëndronte gjatë verës.

 

…por edhe një dashnor në tranzicion

Sidoqoftë, kur Shopeni u takua me Zhorzh Send në vitin 1838, ai thjesht njohu zhgënjimin më të madh të jetës së tij.

Pak kohë më parë, ai ishte fejuar me Maria Wodzinska, një mikeshë e rinisë, por lidhja u refuzua nga prindërit e vajzës, për shkak të shtresës së ulët shoqërore të kompozitorit, si dhe (ndoshta) nga shëndeti i tij i dobët.

 

 

Një parizien mondan…

Në 1831, kur zbuloi Parisin, Shopeni u magjeps menjëherë nga kryeqyteti francez, të cilin e përshkroi si “më të bukurin e botëve”. I përshtatur shumë shpejt me komunitetin artistik parizian, ai ndërtoi një jetë shoqërore, performoi në sallonet dhe lidhi miqësi të forta, veçanërisht me piktorin Eugjen Delakrua dhe muzikantin Franz Liszt.

 

…por edhe një polak i çrrënjosur nga atdheu

Kur shpërtheu kryengritja e popullit polak në nëntor 1830, Shopeni qëndroi në Vjenë dhe e pati të pamundur të kthehej në Varshavë. Më pas, udhëtoi në Francë, vendoset në Paris dhe edhe pse i pëlqen shumë kryeqyteti francez, gjatë gjithë jetës Shopeni do ta vuajë distancën me vendlindjen, Poloninë.

“Këtu jam joaktiv, unë, duarbosh, shpeshherë vuaj në vetmi, derdh dëshpërimin tim në piano. Për çfarë më shërben vallë?” (Chopin, Rrugës për në Paris, në 1831).

 

Sëmundja e mposhti Frederik Shopenin në moshën 39-vjeçare, më 17 tetor 1849. Duke respektuar amanetin e tij të fundit, trupi u varror në varrezat franceze “Père Lachaise”, kurse zemra u zhvendos në Kishën e Kryqit të Shenjtë në Varshavë, ku nderohet edhe sot si një relikt i një shenjtori kombëtar. Shopeni ia arriti që ta fusë mazurkën në sallonet e aristokracisë. Dhe një mit jeton prej legjendave./Konica.al

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit