13.10.2019 - 20:04
Sot pas përfundimit të protestës te Unaza e Re, policia ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin demokrat Klevis Balliu dhe disa protestues.
Menjëherë pas shoqërimit në polici të Balliut, shumë përfaqësues te Partisë Demokratike kanë shkuar pranë zyrave të Drejtorisë të Policisë së Tiranës.
Përfaqësuesit e PD kërkojnë lirimin e Balliut dhe të protestuesve të tjerë, pasi shprehen se ata thjesht kanë demonstruar në mënyrë paqësore.