MENU

Një tekst i vitit 1493

“Shqipëria ishte dikur pjesë e Maqedonisë”…

10.10.2019 - 10:51

      Albanologu Robert Elsie, ka lënë një sërë dokumentesh, studimesh, zbulimesh e plot të tjera, kushtuar Shqipërisë dhe shqiptarëve – një popull burim frymëzimi, me një histori “intriguese” edhe për shumë albanologë. Janë një pasuri e rrallë, studimet e tij dhe jo vetëm./Konica.al

Elsie, ka shkruar në faqen e tij: “Këtu është një tekst i hershëm (viti 1493) për Shqipërinë dhe për Ballkanin perëndimor, duket se është përshkrimi më i hershëm i Shqipërisë nga Evropa qendrore”.

Bëhet fjalë për një tekst të vitit 1493, me autor gjermanin Hartmann Schedel, mjek, humanist dhe historian.

Këtu është një tekst i hershëm (viti 1493) për Shqipërinë dhe për Ballkanin perëndimor, duket se është përshkrimi më i hershëm i Shqipërisë nga Evropa qendrore,” – ka shkruar Elsie.

 

 

Ja çfarë shkruante, Schedel: “Shqipëria ishte dikur pjesë e Maqedonisë dhe i përkiste asaj. Pjesë e saj janë dy qytete dikur të famshme, Durrësi dhe Apollonia. Gjuha e këtij populli nuk kuptohet as nga grekët dhe as nga sllavët. Hamzai i madh ishte nga kjo tokë. I lindur nga prindër të krishterë, ai hoqi dorë nga besimi i krishterë dhe u konvertua në muhamedanizmin e pakuptimtë. Por, po aq lehtësisht sa refuzoi besimin kristian, ai refuzoi edhe supersticionin muhamedan dhe u kthye tek zakonët e të parëve.

Kështu, megjithëse respektonte të dy besimet, ai preferonte të vdiste si i krishterë, më shumë sesa, si turk. Ai vdiq shumë pak kohë, pas rënies së Kostandinopojës. Ai u pasua nga Gjergj Skënderbeu, i lindur nga prindër fisnikë, që kaloi shumicën e kohës me armë dhe në luftë, duke bërë beteja në emër të krishtërimit. Ai mundi dhe asgjësoi ushtri të mëdha turqish dhe i vetëm, e mbajti rajonin besnik të Ungjillit të Krishtit. Megjithatë, thuhet se pjesa më e madhe e vendit është shkatërruar nga forcat e armiqve të tij. Mbreti Alfons, shpesh dërgonte armë në Shqipëri. Ai mori qytetin e Krujës, nën kontrollin e tij dhe e mbrojti nga turqit.

 

 

Djali i vëllait të Skënderbeut të sipërpërmendur, që ishte aleat me turqit, u burgos nga kushëriri i tij. Ai iu dërgua mbretit Alfons dhe u burgos. Papa Kalikstus i ofroi Skënderbeut ndihmë në formën e parave”.

Ndërkohë në faqen e Elsie-t, shkrimet shoqërohen edhe me disa fotografi nga rajonet shqiptare, këto realizuar nga Jozef Sekeli, në vitin 1863. Ai mësohet të ketë qenë pjesë e ekspeditës së albanologut të njohur, Johan Georg fon Hahn.

Pamjet e mësipërme, të asaj kohe, na sjellin para syve Shkodrën, Prizrenin dhe Ohrin!

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Golgotha Shqiptare”, Si u gjet libri i holokaustit?

‘Serbët vranë 500 000 shqiptarë’

Çfarë paralajmëron kryeministri?

‘Pas Lasgushit dhe Migjenit do të ulet dhe Naimi’