MENU
klinika

Historike në Maqedoninë e Veriut!

Shqiptari zgjidhet në krye të Gjykatës Kushtetuese

30.10.2019 - 15:33

Një gjykatës shqiptar për herë të parë është zgjedhur në krye të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.

Bëhet fjalë për gjykatësin Sali Murat.

Gjykatësi Murati mandatin e tij do ta fillojë në fillin të nëntorit të këtij viti, duke zëvendësuar kryetarin e deritanishëm Nikolla Ivanovski, të cilit i skadoi mandati. Në Kushtetuese kryetari zgjidhet me 2/3 e votave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve, me votim të fshehtë, shkruan INA.

Secili gjykatës mund të propozojë kandidatë për kryetar. Propozimin e vërteton Komisionin prej 3 gjykatësve të zgjedhur me shumicë nga numri i përgjithshëm i gjykatësve.

Sali Murati ka lindur me 11 tetor të vitit 1966 në fshatin Vrapçishtë, Gostivar.