MENU
klinika

Çfarë pritet më 17-18 tetor?

Shtyhen negociatat? Hahn: Gabimi më i madh nga BE-ja!

11.10.2019 - 10:34

Për komisionerin Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, do ishte gabim i madh politik, nëse Bashkimi Europian vendos që të mos hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Duke folur për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, duke theksuar se nëse di ishte në dorë të tij do të bënte gjithçka për të shmangur një refuzim nga BE për hapjen e negociatave.

“Vendet anëtare të BE-së shpesh vendosin për arsye të lidhura ngushtësisht me politikën e tyre të brendshme, por disa sinjale më bëjnë optimist”, shtoi Hahn.

Lidhur me hezitimin e Francës për një “PO”, për hapjen e negociatave, Hahn thotë se ka konstatuar gatishmëri për të kërkuar një zgjidhje nga Franca.

“Ka ende kohë për arritjen e një marrëveshjeje dhe kjo është njëkohësisht çështje përgjegjësie dhe besimi edhe për BE-në”, theksoi Hahn.

Vendet anëtare të Bashkimit Europian, pritet që me 17-18 tetor të vendosin nëse do ketë një vendim pozitiv për hapje negociatash me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.