MENU
klinika

Kur fillon?

Shtyhet sistemi i ri i faturimit të bizneseve

09.10.2019 - 12:45

Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari, siç ishte parashikimi fillestar në projektligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”. Zv.ministri i Financave, Elton Harxhi, konfirmoi për Monitor se janë lënë edhe tre muaj kohë tranzitore.

Pas konsultimit publik me grupet e interesit, bizneseve u është lënë afat tre muaj që të përshtaten me atë çka kërkon raportimi ditor elektronik.

Ndërkohë ka nisur pilotimi, në 40 kompani të softuerëve që të përshtatin programet për kasat fiskale. E më pas, brenda vitit, do të nisë faza testuese.

Faturat elektronike, me kod skanimi do të mund të aksesohen nga klientët, të cilët mund të shikojnë në kohë reale nëse blerja e tyre është raportuar apo jo te Tatimet. Për këtë, ministria po diskuton edhe për një shorte me çmime shpërblyese për konsumatorët.

Projektligji synon krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe monitorimi të transaksioneve të bizneseve në vend. Ai parashikon që, tashmë duke nisur që nga data 1 mars 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen tek Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga mesi i vitit 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri – tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronik.

Drafti i fiskalizimit u publikua në fillim të gushtit dhe kjo periudhë ishte lënë për konsultime me biznesin dhe grupet e interesit. Për shkak të interesit të lartë, konsultimet zgjatën më shumë sesa parashikohej. Bizneset, ndonëse e mbështetën si nismë, kërkuan më shumë kohë për fillimin e zbatimit të tij, pasi kishte shumë pikëpyetje në lidhje me sistemin, që nga mënyra e funksionimit dhe deri te kostot ekstra që duhet të përballet ai. Bizneset janë ende të paqarta nëse pajisjet aktuale janë të përshtatshme me sistemin e ri.

Pas konsultimeve të shumta me bizneset janë bërë dhe disa rishikime në draftin e ri që është përgatitur nga Ministria e Financave.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Rishikohet limiti i arkës

Varianti i ri nuk është publikuar ende, por një nga ndryshimet lidhet me limitin e arkës.

Drafti fillestar parashikonte kufizime në maksimumin e arkës që mund të mbajë çdo subjekt.

a) tatimpaguesit me qarkullim vjetor në vitin e kaluar deri në 2 milionë lekë deri në 50000 lekë;
b) tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 2 milionë deri në 14 milionë lekë deri në 300000 lekë;
c) tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 14 milionë lekë deri në 800 000 lekë.

Këto limite u kundërshtuan nga Shoqatat e Biznesit, sidomos për subjektet e mëdha e të mesme.

Në variantin e rishikuar, për bizneset e vogla është ruajtur limiti prej 50 mijë lekë (mbi gjendjen në fillim) për një periudhë 10-ditore, që vlerësohet si kohë e mjaftueshme për subjektet dhe shmang dhe problemin e mosfunksionimit të bankave të shtunën e të dielën.

Për bizneset e mëdha e të mesme, limiti është ndryshuar nga fikse prej 800 mijë lekë, në 2% të xhiros vjetore të vitit të kaluar, që përkon me 10 ditë biznes./ monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për herë të parë edhe e-fatura

Forcohet kontrolli elektronik i faturave