MENU
klinika

Çfarë e parandalon hyrjen në BE?

Shtyrja e negociatave/ Analisti Serwer: Francës dhe Holandës t’i vijë turp!

28.10.2019 - 12:51

Analisti Daniel Serwer u shpreh gjatë konferencës ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’ se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritonin hapjen e negociatave.

Ai tha se Shqipëria ka pësuar një zhvillim të mirë ekonomik. Ai tha se Francës dhe Holandës duhet t’i vijë turp për qëndrimin e mbajtur nga Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ky vend ka bërë përparim. Kur erdha 22 vite më parë vendi ishte në kaos total. Që nga ajo kohë keni kaluar zhvillim të mirë ekonomik, nuk po themi spektakolar, dhe ndërtimin e një ekonomia te tregut të hapur dhe modern, si edhe integrim me vendet e tjera të Ballkanit. Ju keni përmbushur kriteret për hapjen e negociatave, për akses në BE.

Janë vetëm rrethanat politike që e parandaluar hyrjen në BE. Francës dhe Holandës duhet ti vijë turp sesi vepruan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çështja është si ti përgjigjemi kësaj vonese kësaj të madhe për njohjen e arritjeve që Shkupi dhe Tirana janë vërtet krenare.

Ju padyshim jeni të zhgënjyer dhe të acaruar dhe unë ju mirëkuptoj. Por nuk do ju çojnë përpara. Përgjigja e duhur është një angazhimi ndaj kërkesave të reformave dhe kërkesave për tu bërë pjesë e BE”– Daniel Serwer.