Mbase e keni ndjerë tërmetin gjeopolitik të pakuptimtë këtë javë.
Megjithëse ai mbaroi, çdo ditë që po përjetojmë një zhvendosje sizmike që po kërcënon botën politike dhe ekonomike që Shtetet e Bashkuara u munduan aq shumë për të krijuar.
Çfarë është gjithashtu e qartë është se ato vende që sfidojnë më së shumti udhëheqjen amerikane, Kina dhe Rusia, shohin mundësi të reja për të përshpejtuar fitimet e tyre përballë një Uashingtoni të polarizuar dhe të shpërqendruar.
Pllakat tektonike po zhvendosen në një mënyrë që kërcënon jo vetëm besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e udhëheqjes globale amerikane, por edhe vlerat demokratike, institucionet perëndimore, etj.
Kjo dallohet edhe në vendimin e Presidentit Trump për tërheqjen e trupave nga Siria dhe braktisjen e tij të aleatëve kurdë në Siri. Kjo u pasua nga veprimet ruse, turke, iraniane dhe siriane për të përfituar.
U dallua edhe në takimin gjashtë orësh të Presidentit rus Vladimir Putin me Presidentin turk Erdogan në shtëpinë e tij verore në Soçi. Aty folën për mënyrën sesi ata dhe lojtarët e tjerë rajonalë do të ndërtonin kontrollin mbi verilindjen e Sirisë për t’iu shërbyer interesave të tyre.
Ndryshimi gjeopolitik ishte gjithashtu i dukshëm këtë javë në pritjen e Presidentit Putin gjithashtu në Soçi të samitit të parë afrikan-rus, një tjetër manovër për të përfituar nga një Amerikë e hutuar. Ai përshëndeti më shumë se 40 liderë afrikanë, duke iu siguruar udhëheqësve të tjerë autoritarë mjete për të ruajtur fuqinë dhe duke kërkuar marrëveshje tregtare të përqendruara veçanërisht në fushën e energjisë dhe minierave.
“Putin duhet të shikojë botën dhe të shijojë faktin se gjërat po shkojnë siç do ai,” tha Angela Stent nga Universiteti Georgetown, një nga ekspertët kryesorë të Amerikës për çështjet ruse.
Megjithëse ka qenë Rusia ajo që ka qenë më shumë përfituese e ngjarjeve gjatë javës së kaluar, është edhe Kina e pranishme në të gjithën këtë.
Askush nuk duhet të ekzagjerojë ndikimin e ngjarjeve të mësipërme. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të gëzojnë përparësi unike që i kanë shërbyer në të kaluarën dhe do ti shërbejnë përsëri edhe në të ardhmen, institucione elastike, një ekonomi dinamike dhe krijuese të vendeve të punës dhe aftësi të mira ushtarake.
Thënë kjo, është koha për të pranuar faktin se një tërmet gjeopolitik po zhvillohet. Pasojat e tij vetëm do të shtohen e do të shtohen, për aq kohë sa Amerika mbetet e hutuar…
Frederick Kempe është një autor, gazetar dhe president i Këshillit Atlantik, një nga qendrat e mendimit më me ndikim të Shteteve të Bashkuara për çështjet globale. Ai punoi në The Wall Street Journal për më shumë se 25 vjet si një korrespodent i huaj, asistent, redactor, drejtues. Libri i tij i fundit, “Berlin 1961: Kenedi, Hrushovi dhe vendi më i rrezikshëm në tokë”, ishte best-seller i New York Times dhe është botuar në më shumë se një duzinë gjuhësh.