MENU
klinika

Deklarata e ambasadorit Soreca

“S’ka më keq se padrejtësia apo drejtësia e vonuar, gjyqtarët janë si doktorët”

07.10.2019 - 11:42

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka dhënë një mesazh të fortë për drejtësinë, teksa ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj.

Kryediplomati i BE ka deklaruar se nuk ka më keq se padrejtësia apo drejtësia e vonuar.

Duke iu drejtuar magjistratëve të rinj, të cilët në të ardhmen do të jenë ushtrojnë detyrën e tyre në institucionet e drejtësisë shqiptare, Soreca është shprehur se “gjykatësit janë doktorët, që mund t’iu shpëtojnë jetën qytetarëve, në rrugën e drejtësisë”.

“Nuk ka më keq se padrejtësia apo drejtësia e vonuar. Gjykatësit janë si doktorët, që mund t’iu shpëtojnë jetën, në rrugën e drejtësisë.

Ju duhet të jeni krenarë sot, por nuk duhet të harroni përgjegjësinë që ju pret nesër. Është një përgjegjësi shumë e madhe, që keni mbi shpatulla”, ka thënë ambasadori Soreca.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore