MENU
klinika

Festivali Ndërkombëtar Teatror

“Skampa”/ Llatja takon organizatorët në Elbasan!

07.10.2019 - 16:28

Vjeshta rikthen në Elbasan Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor “Skampa 21”.

Ai do të ngrejë siparin mbrëmjen e 10 Tetorit duke vijuar deri në datën 17, në teatrin e këtij qyteti. I kthyer tashmë në në një traditë të konsoliduar për teatrin “Skampa”.

Ky eveniment shënon këtë vit edicionin e 21-të tij, me një programacion të larmishëm edhe ky vit premton shumë.

Në këtë kuadër kryetari I bashkisë ka mbledhur ekipin organizues dhe koordinues për të diskutuar mbi mbarëvajtjen dhe ecurinë e agjendës artistike, e përfshirjen e të gjithë faktorëve për një organizim dinjitoz sic i ka hije qytetit të Elbasanit në një ngjarje të përmasave të tilla.

“Në takimin me ekipin organizues dhe koordinues të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit, në edicionin e tij të 21, në Teatrin #Skampa.

Diskutuam mbi mbarëvajtjen dhe ecurinë e agjendës artistike, e përfshirjen e të gjithë faktorëve për një organizim dinjitoz sic i ka hije qytetit të Elbasanit në një ngjarje të përmasave të tilla.”, shkruan ai.