MENU
klinika

AeroMobile

Sllovakët ndërtojnë superveturën fluturake

17.10.2019 - 21:50

Një kompani sllovake ka krijuar një veturë fluturuese.

 Quhet AeroMobil dhe është një krijim i dizajnerit dhe inxhinierit sllovak të mjeteve të transportit dhe admiruesit të fluturimeve, Stefan Klein.

Prej mëse 20 vitesh ai ka punuar në këtë veturë fluturuese me ndihmën e investitorit Juraj Vaculik, i cili financoi krijimin e saj në 2010. Tashmë vetura është në versionin 4.0 e cila pritet të debutojë vitin e ardhshëm.

Krijuar në Bratislavë, kjo veturë fluturuese me hapësirë për dy pasagjerë është 6 metra e gjatë dhe 1.6 metër e gjerë, si dhe ka një çift krahësh që hapen dhe mbyllen duke e lejuar përdorimin e saj edhe si veturë e zakonshme.

AeroMobili, po ashtu, ka motor me djegie të brendshme dhe në tokë ecën me shpejtësi maksimale mbi 160 kilometra në orë ndërsa në ajër deri në 360 km/h.

AeroMobil, po ashtu, me vetëm një rezervuar mund të fluturojë deri 750 km. Projekti nisi në 1990 kur Klein testoi prototipin e parë, versionin 1.0 dhe pesë vite më pas versionin 2.0.

Klein, po ashtu, do të jetë një prej folësve të Akademisë Kreative që do të mbahet në datat 23-24 tetor në Tiranë ku do të flasë rreth kompanisë së tij, AeroMobil dhe peripecive dhe sfidave me të cilat u përball teksa po përpiqej ta shndërronte në një realitet të prekshëm veturën e tij fluturuese.