MENU
klinika

Të zhgënjyer nga negociatat

Soreca: SHBA dhe BE janë këtu çdo ditë për t’u ndihmuar

28.10.2019 - 13:11

Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca gjatë fjalës së tij tha se SHBA dhe BE do të jenë çdo ditë në Ballkan për të ndihmuar shtetet për t’u afruar me familjen Europiane.

“Rajoni i Ballkani është demokrat duke respektuar të drejtat e njeriut. Ne besojmë se të gjithë kemi punuar në trasnformimin, por duhet të vijojë punën për integrimin në BE.

Jam i bindur se ka pasur shumë zhgënjim nga Maqedonia dhe Shqipëria për moshapjen e negociatave. Por njerëzit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut duhet ta dinë se Europa nuk e ka ndryshuar qasjen.

Ne vijojmë të qëndrojmë me Shqipërinë. Është detyrë e qeveritarëve për të bërë akoma më shumë. BE dhe SHBA do të vijojnë që të qëndrojnë këtu cdo ditë për të ndihmuarço ditë për të vijuar progresin përmes reformave. Reforma në drejtësi në Shqipëri ka rezultuar e suksesshme.

Europa dhe Amerika do u ndihmojnë për të arritur objektivat, por gjithcka varet në dorën e liderëve të Ballkanit, ne jemi gati t’u ndihmojmë” tha Soreca.