MENU
klinika

Agjenda dhe bisedimet

Sot në Tiranë, kryeministri italian takon Ramën dhe Metën

15.10.2019 - 09:13

Kryeministri italian Giuseppe Conte vjen sot në Tiranë, në një vizitë zyrtare.

Në kuadër të vizitës së tij në ora 15.30, Conte do të ketë takim në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama.

Pas takimit, në orën 16.30 është parashikuar një konferencë për mediat e dy homologëve.

Më tej në orën 17.30 do të ketë një takim edhe me Presidentin Ilir Meta.