MENU
klinika

Pa palestër dhe dieta të frikshme

Stilistja e njohur shqiptare zbulon se si humbi 8 kilogramë

03.10.2019 - 16:18

Stilistja e njohur Stela Sallaku prej 9 muajsh ka filluar të kujdeset më shumë për shëndetin e saj.

Ajo ka arritur të humbasë 8 kilogramë dhe këtë sukses të sajin e ka ndarë dhe me fansat në Instagram. Madje Stela ka treguar dhe “sekretin” se si ia doli pa dieta të frikshme dhe pa palestër.

Mbi foton e postuar në Instastory, Stela shkruan:

Më në fund pas 9 muajsh kam humbur 8 kilogramë. U dobësova që të vishja prapë xhinset e preferuara. Pa palestër, pa dieta të frikshme, vetëm ecje rreth 10.000 hapa në ditë, shumë ujë, ëmbëlsira një herë në javë dhe jeshilllëqe pafund. Ua rekomandoj.”